Kosova drejt zhbërjes, ja gjashtë pikat për të ndryshuar rrënjësisht Kosovën

Aktuale

Kosova drejt zhbërjes, ja gjashtë pikat për të ndryshuar rrënjësisht Kosovën

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2018 Në ora: 00:01
Harta e Kosovës

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë se Kosova po shkon drejt zhbërjes, pasi nuk kemi president, kryeministër dhe mekanizma të shtetit.

Sipas tij, presidenti serb vjen në Kosovë, sikurse të ishte t tij.

Ai jep gjashtë pika për të cilat Kosova ka nevojë.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e Gazmend Islamit:

Shteti i Kosovës po shkon drejt zhbërjes, nuk kemi president nuk kemi kryeministër dhe nuk kemi mekanizmat e shtetit!! Vuqiq vjen në Kosovë sikur të është e tij.

1. Protestat popullore do tu ndihmonin edhe këtyre të dalin nga gëzhoja ku janë futur.

2. Kosova ka nevojë urgjente për ta mbrojt sovranitetin dhe shtetësinë e saj.

3. Kurrë nuk ka qen vendi më keq se tash!!

4. Opozita duhet të tregoj që nuk po kënaqet me gabimet e pozitës dhe po lëpihet për pushtet e jo për shtet!

5. Koha është për me tregua opozita, se për cilën rrugë janë rreshtuar!!

6. Për të mbrojt sovranitet duhet edhe të vdiset!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat