Preshevarët e ftojnë Thaçin për të vizituar Luginën

Aktuale

Preshevarët e ftojnë Thaçin për të vizituar Luginën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 06:12
Hashim Thaçi

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i kërkohet që të vizitoi Luginën e Preshevës.

Kjo kërkesë vjen pas vizitës së sotme të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë.

I pari i presidencës këtë ftesë e ka marrë nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc.

“Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat