Krasniqi flet nëse Thaçi duhet të vizitojë Luginën

Aktuale

Krasniqi flet nëse Thaçi duhet të vizitojë Luginën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:24
Jeta Krasniqi

Hulumtuesja Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e pyetur nëse zyrtarët kosovar, respektivisht presidenti Hashim Thaçi, duhet të vizitojë Luginën e Preshevës, pas vizitës së Vuçiq në Kosovë, ka thënë se ato vizita do të ishin pozitive dhe se Serbia duhet t’i pranojë vizitat e zyrtarëve të lartë, sikurse që ka bërë Kosova.

“Këto vizita duhet të shërbejnë për dërgimin e mesazheve të paqes, të bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe jo të provokimeve apo eskalimit të tensioneve. Zyrtarët e lartë shtetëror të Serbisë duhet ta kuptojnë që po vizitojnë shtetin e Kosovës dhe sjelljet e tyre të jenë në përputhje me sovranitetin shtetëror të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Duke komentuar edhe pretendimet e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën në kuadër të korrigjimit të kufijve që po proklamon si mundësi, Krasniqi tha se të drejtat e komunitetit shqiptar që Luginën e Preshevës duhet të kishin qenë temë e dialogut qe nga fillimi i këtij procesi ku duhet të kërkohej reciprocitet i ofrimit dhe garantimit të të drejtave të njëjta me komunitetin serb në Kosovë.

“Nëse flitet për rregullime territoriale atëherë futen në lojë negocimet për ndryshime territoriale. Duhet theksuar që ka mungesë transparencë të theksuar se për çfarë po diskutohet në këtë proces”, ka thënë jeta Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat