Reuters: Veteranët e Kosovës i bllokojnë rrugën presidentit serb

Aktuale

Reuters: Veteranët e Kosovës i bllokojnë rrugën presidentit serb

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:48
Vuçiq dhe Policia e Kosovës

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar se rreth 200 veteranë të luftës në Kosovë kanë bllokuar rrugën për në Banjë si përpjekje për të ndaluar vizitën e planifikuar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në një fshat të Skenderajt.

Sipas Reuters, presidenti serb ishte prononcuar para gazetarëve në mëngjes se ai do të përpiqet të përdorë një rrugë anësore për të vizituar fshatin.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një kush kyç për të dyja palët në mënyrë që të përparojnë drejt qëllimit të tyre përfundimtar të anëtarësimit në BE.

Reuters shkruan se pritjet për një marrëveshje që do të përfshinte një shkëmbim territoresh të propozuar nga Prishtina dhe Beogradi, u zbehën pas anulimit të takimit të fundit midis Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat