Propozohet Bekim Jashari për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë

Aktuale

Propozohet Bekim Jashari për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë

Nga: D.RR Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:05
Bekim Jashari

Pas situatës aktuale politike në vend dhe kundërshtimit të ashpër të Thaçit si udhëheqës i bisedimeve, publicisti nga diaspora Sefedin Krasniqi ka propozuar që Bekim Jashari të jetë udhëheqës i bisedimeve me Serbinë.

Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pasi që në Bruksel nuk u arrit të mbahet takimi Thaçi-Vuçiq, ndërsa vazhdimisht po përmendet çështja e territoreve në dialog.

“Propozoj që bisedimet me Serbine, nese duhet të mbahen, t’i udhëheq Bekim Jashari”, ka thënë Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat