Vuçiq provokon Kosovën, dy presidentët shqiptarë “rreziten” në Durrës

Aktuale

Vuçiq provokon Kosovën, dy presidentët shqiptarë “rreziten” në Durrës

Nga: P.R Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:46
Ilir Meta dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qëndruar për vizitë në Kosovës. Kjo vizitë e tij ka ngjallur shumë reagime, ku i është bllokuar nga qytetarët e Kosovës vizita e tij në Banjë të Drenicës.

E. gjatë kohës sa Vuçiq ka qëndruar në Kosovë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zgjedhur të “rrezitën” në Durrës.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.  Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë - Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Meta, i cili ka njoftuar për takimin me Thaçin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat