Vizita e Vuçiqit në Kosovë, reagon edhe ambasadori Greg Delawie

Aktuale

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, reagon edhe ambasadori Greg Delawie

Nga: P.R Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:27
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në twitter, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ambasadori amerikan ka shkruar se ka nevojë edhe për më shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive. E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të siguruar sigurinë. Protesta paqësore do të tregonte më mirë Kosovën që njoh”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie në një status në rrjetin Twitter, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat