Komandanti i KFOR-it për vizitën e Vuçiqit në Kosovë: Ishim të gatshëm të ndërhynim

Aktuale

Komandanti i KFOR-it për vizitën e Vuçiqit në Kosovë: Ishim të gatshëm të ndërhynim

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:06
KFOR

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se KFOR ishte i gatshëm të ndërhynte gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Për televizion serb ‘Prva’, Cuoci ka shpjeguar se në Kosovë në zinxhirin e komandës, KFOR-i është në vendin e tretë.

“Së pari policia, EULEX dhe pastaj ne. Ne ishim të gatshëm për të ndërhyrë në të gjitha fushat në mënyrë që presidenti serb të kishte një mjedis të sigurt. Gjithçka ishte në rregull përpos fshatit Banjë”, ka thënë ai.

Cuoci ka theksuar se fshati Banjë ka histori të ndjeshme duke shtuar se presidenti serb bëri një veprim të mençur dhe mbajti situatën e qetë.

“Nëse do të kishim ndërhyrë ndoshta situata do të ishte ndryshe, kjo ishte arsye pse nuk e bëm një veprim të tillë”.

Ai ka shtuar se gjëja më e rëndësishme ishte se askush nuk u lëndua nga protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat