Marrëveshja finale me Serbinë të ketë garanci zbatimi nga BE dhe SHBA

Aktuale

Marrëveshja finale me Serbinë të ketë garanci zbatimi nga BE dhe SHBA

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:23
Enver Hoxhaj dhe Ron Johnso

Pas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, senatori amerikan Ron Johnson është pritur në darkë pune nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këtë takim, Hoxhaj dhe Johnson kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, perspektivën Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor, si dhe marrëdhëniet dhe dialogun për normalizim që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. 

Ai theksoi se marrëveshja e arritur duhet të ketë garanci të zbatimit nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. 

“Shkëmbim shumë i mirë me senatorin Ron Johnson në lidhje me zhvillimet politike, sfidat dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës ndaj SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe procesit të dialogut me Serbinë, proces ky i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat