Projektligji për pagat, SBASHK kërcënon me grevë të përgjithshme

Aktuale

Projektligji për pagat, SBASHK kërcënon me grevë të përgjithshme

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:08
Ilustrim

SBASHK-u ka kërkuar korrigjimin e projektligjit për paga, në mënyrë që punëtorët e arsimit e kulturës të kenë vend meritor, duke paralajmëruar se në të kundërtën veprimet sindikale do të përshkallëzohen pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në arsim e kulturë.

Në një deklaratë për media, SBASHK kritikon MASHT dhe drejtoritë komunale të arsimit për heshtjen e tyre rreth projektligjit për pagat dhe njëherësh iu bën thirrje që t’iu bashkohen kërkesave të kësaj sindikate për zgjidhjen e problemeve në sektorin e arsimit përmes dialogut.

“Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron  për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë  legjitime, por se MASHT e DKA-të  janë  kundër grevave.  Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva, por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen”, thuhet në deklaratë.  

“SBASHK-u provoi të shtunën që duke mos humbur as edhe një sekondë të mësimit  të shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit për pagat që është degradues  e nënçmues për punëtorët e arsimit e kulturës dhe iu drejtua publikisht  Kryeministrit dhe Qeverisë  që Qeveria të hënën heshti  ndaj kërkesave  që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë  e as nuk e bën  më të voglin angazhim  as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve”, thuhet më tej në deklaratë .

SBASHK-u paralajmëron se do të ndërmarrë veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat