Apel liderëve të Kosovës Lindore: “Mos i besoni Thaçit, ai po ju mashtron”!

Aktuale

Apel liderëve të Kosovës Lindore: “Mos i besoni Thaçit, ai po ju mashtron”!

Nga: N. Sh Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri ju ka bërë apel liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, që mos të i besojnë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai thotë se, Thaçi ka mbetur i vetëm në kauzën e tij për ndarjen e Kosovës, por sipas tij, dinakëria e tij arriti kulmin e marrëzisë kur i shtyu liderët e Luginës së Preshevës që të kërkojnë nga Kuvendi që të miratohet një Rezolutë për bashkimin e Kosovës Lindore, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai pohon se, Thaçi po manipulon me këta liderë politik dhe me ndjenjat e shqip trevë.

Ja shkrimi i plotë:

Për liderët e Luginës së Preshevës:

MOS I BESONI THAÇIT, AI PO JU MASHTRON

I mbetur thuajse i vetëm në kauzën e tij për ndarjen e Kosovës dhe parcializimin e Luginës së Preshevës në emër të bashkimit me Kosovën përballë reagimit të fortë opozitar dhe qytetar në Kosovë, Thaçi tani po kërkon aleat jashtë Kosovës, pikërisht në Luginën e Preshevës, për ti bërë “kurban” liderët politik shqiptar të kësaj ane për interesat e tij të ngushta politike. Dinakria e Thaçit tani arriti edhe kulmin e marrëzisë, kurë i shtyu liderët politik të Luginës së Preshevës që ti kërkojnë kuvendit të Republikës së Kosovës të miratoj një rezulutë ku kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, por pa iu treguar atyre e as qytetarëve të Kosovës se çfarë do të jap Vuçiqit, për këtë “dhuratë” që do t’na e bëjë Serbia. Thaçi po manipulon më këta lider politik dhe me ndjenjat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për hesapet e tij që korospodentojnë me interesat serbe dhe ato ruse në rajon. Shqiptarëve në Luginën e Preshevës,nuk iu duhet parcializimi i vendbanimeve ku ata jetojnë ,që me iden Thaçi-Vuçiq, disa fshatra ti bashkohen Kosovës si shkëmbim me veriun e vendit, ide kjo e cila është e rrezikshme për Kosovën, por edhe për qenjen shqiptare në këtë pjesë dhe do ti japte fundit ekzistimit të vet Luginës së Preshevës si një tërësi e banuar me shqiptar. Ju keni të drejtë që të kërkoni edhe nga Prishtina zyrtare, edhe nga Tirana zyrtare, që të ju ken në kujdes dhe të ju mbeshtesin në realizimin e plotë të të drejtave tuaja në Luginë të Preshevës. Të kërkoni reciprocitet në raport me të drejtat e minoriteti serb në Kosovë, dhe ta kundërshtoni fuqishëm tendencën e Hashim Thaçit që t’iu përdorë si monedhë kusuritje për interesat e tija përsonale. Andaj, të nderuar, ju lider politik të Luginës së Preshevës dhe ju shqiptarë që jetoni në këtë pjesë, mos pranoni të bëheni vegla të një njeriu që e ka hallin e vet, shpëtimin nga drejtësia, e që nuk e ka, e as që e ka pasur ndonjë herë hallin tuaj.Mos i besoni, Thaçi po iu mashtron. (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat