“Thaçi në vend të Vuçiçit, i dënoi ashpër protestuesit në Drenicë”

Aktuale

“Thaçi në vend të Vuçiçit, i dënoi ashpër protestuesit në Drenicë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 shtator 2018 Në ora: 20:39
Protestuesit në Drenicë, kundër Vuçiçit

 

“Politika e vendit gjithmonë ka qenë servile ndaj Serbisë, e në veçanti ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo për faktin se presidenti Thaçi në vend që t'i dënoj deklaratat e presidentit serb Vuçiç, ai i dënoi ashpër protestuesit në Drenicë”. Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi ku sipas tij, edhe BE-ja në këtë rast, në vend që t'i dënojë fjalët miradie të Vuçiqit për Millosheviqin, ata shqetësohen që ai nuk mundi ta vizitojë Drenicën.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se nuk do të duhej fare të dëgjohej BE-ja, pavarësisht insistimit të tyre që t'i jepet leja një Presidenti shovinist siç është Vuçiq.

Image
Faik Krasniqi

“Nga kjo klasë politike nuk pres që t'i thonë “JO servilitetit”, sepse edhe me qindra herë më parë kanë lejuar politikanë serbë të vijnë në Kosovë dhe të bëjnë provokime të tilla, madje në shumë raste kanë ardhur edhe pa lejen e tyre. Presidenti Thaçi jo që ka guxim t'i dënoj deklaratat e Presidentit serb Vuçiq, por ai i dënoi ashpër protestuesit në Drenicë për shkak të bllokadës që i bën atij për të shkuar në Banjë të Drenicës” është shprehur politologu Krasniqi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat