Presidenti Thaçi kujton viktimat e 11 shtatorit

Aktuale

Presidenti Thaçi kujton viktimat e 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:30
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sulmet e shëmtuara të 11 shtatorit ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike.

Thaçi ka thënë se edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën.

“U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve të ndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton. Edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën. Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat