Veseli: Vendimi për t’i dhënë lejen Vuçiqit ishte e dhimbshme

Aktuale

Veseli: Vendimi për t’i dhënë lejen Vuçiqit ishte e dhimbshme

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:16
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përsërit edhe të martën se deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë kanë qenë provokuese.

Por  Veseli la të kuptohet se veprimi i instucioneve për të mos penguar presidentin serb të hyjë në Kosovë ishte një kompromis që shteti duhej ta bënte për hir të rrugës evropiane të cilës i është drejtuar.

Ai tha se Kosova do të sillet mirë dhe në fqinjësi të mirë. Veseli tha se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm.

Veseli: Nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt

“Ujmani do të jetë Kosovë, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt. Ne do të sillemi mirë, në parneritet, në fqinjësi të mirë. Në të njëtën kohë do të vazhdojmë më parnterët tanë SHBA, Britania e Madhe dhe veçanërisht Bashkimin Europian sepse ajo është shtëpia jonë”, tha Veseli sot pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me ambasadorin e Britanisë Ruari O’Conell.

Kryetari i Kuvendti nuk ka harruar të lavdërojë organet e rendit dhe institucionet e Kosovës për korrektësi në trajtimin çështjes “Vuçiç“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat