Punëtorët e KEDS-it kërkojnë paga të dinjitetshme, paralajmërojnë terr energjetik

Aktuale

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë paga të dinjitetshme, paralajmërojnë terr energjetik

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:20
Foto nga protesta

(E plotësuar) - Qindra punëtorë të KEDS-it në tërë Kosovën sot filluan grevën në vendet e punës prej orës 8.30, dhe u mblodhën para zyrave të KEDS-it në Prishtinë për të protestuar në shenjë pakënaqësie për mos ngritje pagash që prej vitit 2008 dhe mos zbatimit të kontratës kolektive.

Kryetari i Sindikatës “ElektroKosova”, Hysni Gashi ka thënë se kërkesat e tyre janë bërë të ditura që prej vitit 2015, por sipas tij, ato janë hasur në vesh të shurdhër nga menaxhmenti i KEDS-it. Gashi kërkoi ngritje të pagave nga 150 euro për pagën bazë të secilit punëtor dhe realizim të kontratës kolektive.

Ai shtoi se i ka ardhur fundi durimit për të drejtat e tyre, sepse po vazhdojnë të nëpërkëmbët dinjitetit i punëtorëve nga ana e KEDS-it.

Gashi: I ka ardhur fundi durimit

“Kemi has në vesh të shurdhër të institucionet tona. Prandaj, edhe sot që jemi tubuar këtu, do të japim një mesazh të gjithë së bashku institucioneve tona, menaxhmentit të KEDS-it, se i ka ardhur fundi durimit. I bëjmë apel , lutje që t’i trajton kërkesat tona në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe kryetari i Këshillit Grevist, Fehmi Pajaziti, tha se kanë marrë një telefonatë nga menaxhmenti i KEDS-it se kishte ftuar kryetarët e shoqatave të distrikteve për dialog.

Pas takimit që nuk zgjati më shumë 30 minuta, Pajziti tha se për fat keq takimi me menaxhmentin nuk solli rezultate dhe ftoi protestuesit të marshojnë drejt sheshit ‘Skënderbeu’, për të protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Pajaziti: U takuam me menaxhmenin, nuk pati asnjë rezultat

“Vetëm sa dolëm prej takimit, të cilin e patëm me menaxhmentin e KEDS-it. Për fat të keq pa asnjë rezultat. Pse? Shumë që është propozuar nga ZRRE në këtë rast, është 1 milionë e 400 mijë euro për implementimin e marrëveshjes kolektive, saktësisht  2 përqindëshi, në vend se të bëhet 5 për qind”, ka thënë Pajaziti.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, duke iu drejtuar protestuesve, tha se nëse nuk realizohen kërkesat e punëtorëve të KEDS-it, do të futen të gjithë sektorët në grevë.

Ajdini: Nëse nuk plotësohen kërkesat e KEDS, do të shkojmë të gjithë në grevë

“Nëse ky mesazh i juaji, i joni, bashkërisht, në emër të gjithë punëtoreve, atëherë do të marrim hapin tjetër, sigurisht se do të shkojmë të gjithë në grevë. Por pasojat do t’i bartë qeveria jonë nëse nuk ndërhynë te punëdhënësi e pa përgjegjshëm. Me çdo kusht na kanë bërë skllevër sikur me qenë të shekullit 15”, ka thënë Ajdini.

Ndërsa, kryetari Këshillit Grevist, Fehmi Pajaziti apeloi se nëse nuk do të ndërmerren masa sa më shpejt nga institucionet e përkatëse, do të mbetet e tërë Kosova në terr.

Pajaziti: Do të mbeteni në terr pa fajin tonë

“Që mos të shkojmë në kolaps energjetik, bëjë apel dhe bëjë thirrje te punëtorët se a jemi të gatshëm sikur sot që në kohë e duhur të veprojmë bashkërisht? Prandaj, qeverisë institucioneve relevante, ZRRE dhe Kuvend, reflekto sa nuk është vonë, sepse do të mbeteni në terr pa fajin tonë dhe përgjegjësinë e bartni ju institucione tona bashkë me kompaninë KEDS”, theksoi Pajaziti.

Protesta e punëtorëve të KEDS-it është përkrahur nga sindikata e arsimit dhe ajo e KEK-ut.

Punëtorët e KEDS-it të palëkundur në kërkesat e tyre

Qindra punëtorë të KEDS sot protestuan para objektit të KEDS-it në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës “Elektrokosova”, Hysni Gashi ka thënë se nga viti 2015 kërkojnë ngritjen e pagave dhe zbatimin e Kontratës Kolektive, por sipas tij kanë hasë në vesh të shurdhër nga menaxhemnti i KEDS-it.

“Pagat tona janë në nivel mjaft të ulëta dhe mezi ia dalim të mbijetojmë. Ne mburremi me punën që e bëjmë, mirëpo do t’ia bëjmë me dije menaxhmentit të KEDS-it që nuk lejojmë të nëpërkëmbet djersa e punëtorëve”, ka thënë Gashi, duke shtuar se janë të palëkundur në kërkesat e tyre për ngritje të pagave dhe zbatim të Kontratës Kolektive.

Leonora Lokaj, nënkryetare e BSPK-së, e cila u dha mbështetje kërkesave të punëtorëve të KEDS-it, tha se BSPK gjatë gjithë kohës ka qenë e njohur për padrejtësitë e menaxhemntit të KEDS-it që po ia bëjnë punëtorëve, e cila në vazhdimësi ka qenë e angazhuar të dialogojë për këtë padrejtësi.

Fehmi Pajaziti, kryetar i Këshillit Grevist, tha se kanë marrë një telefonatë nga menaxhmenti që ka ftuar për një takim lidhur me kërkesat e punëtorëve. Ai ftoi të gjithë kryetarët e shoqatave të distrikteve të shkojnë në takim me menaxhmentin për të parë qëndrimin e tyre. /I.Shabani/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat