Haradinaj: Puna e kufijve, eksperiment i rrezikshëm

Aktuale

Haradinaj: Puna e kufijve, eksperiment i rrezikshëm

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:02
Ramush Haradinaj

(E plotësuar)- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe sot se Kosova nuk e ka luksin të flas për kufijtë.

Sipas tij loja me kufijtë është eksperiment i rrezikshëm. Këto deklarata Haradinaj i dha pas mbledhjes së Qeverisë në një një konferencë për media.

Ai tha se Qeveria që ai e drejton është e  para që ka mbështetur fuqishëm Kosovën Lindore, por ka theksuar se çka do që shkon përtej kësaj kërkon shumë kujdes.

Për të gjitha veprimet e tjera, Haradinaj thotë se ndjehet i rezervuar pasi që kështu e obligon Kushtetuta e vendit.

Haradinaj: Loja me kufijtë eksperiment i rrezikshëm, jam kundër

“Është eksperiment i rrezikshëm loja me kufijtë, me territore, jam kundër. Dhe i lus të gjithë që të kenë kujdes. Ju siguroj se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se a me rrezik është loja me kufij në Ballkan. E dimë nga e kaluara se sa herë që janë hapë, nuk dihet kur janë mbyllë dhe në të mirën e kujt. Sa herë janë hap temat e kufijve nuk ka garanci kur do të mbyllen, pas çfarë tragjedive dhe në të mirën e kujt. Edhe Kosova se ka lluksin me fol për ndryshime të territori, kufijsh apo popullsie”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast tha se se kjo çështje nuk ëshët përngut. Ai theksoi se çështja më me prioritet tani për tani mbetet liberalizimi i vizave.

Haradinaj: I vetmi presion kohor që e ndjejmë është liberalizimi i vizave

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Malin e Zi, me qeverinë e Malit të Zi dhe i jemi shumë falënderues Malit të Zi për gatishmërinë për marrëveshjen për kufijtë ta trajtojmë në përputhje me atë që jemi marrë vesh, e që është korrigjimi në dy drejtime Çakorr dhe Kullë. Do të jetë koha kur ne e përcaktojmë. Nuk kemi presion kohor për këtë sepse tash kemi disa tema shumë me rëndësi e që është liberalizimi i vizave... I vetmi presion kohor që e ndjejmë është liberalizimi i vizave dhe nuk do të heqim vëmendjen prej kësaj teme sepse është shumë me rëndësi për qytetarët e vendit”, u shpreh ai.

Duke komentuar dështimin e seancave të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryesuesit të ekipit në negociatat me Serbi, Haradinaj la të kuptohet se shpreson që opozita të ndryshojë mendje dhe të mbështes Fatmir Limajn për të udhëhequr ekipin.

Haradinaj: Shpresojmë që edhe opozita të mbështes Limajn si udhëheqës të dialogut

“Qeveria asnjëherë s’i ka ikë obligimeve të veta. Ju e dini, z.Arifi është kryesues i delegacionit në pjesën e mbetur dhe e kemi propozuar z. Limaj të kryeson një delegacion politik tanimë dhe shpresojmë që edhe opozita do t’i jep përkrahjen. Kemi pasur mungesë të përkrahjes nga Lista ‘Srpska’ dhe opozita, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha kryeministri.

Njëjtë sikur presidenti Hashim Thaçi që bëri një ditë më parë, edhe Haradinaj ftoi shqiptarët në Maqedoni që të votojnë referendumin për emrin.

Haradinaj: Shqiptarët e Maqedonisë të votojnë referendunim për emrin

“Ju bëj thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë referendumin për emrin. Për Maqedoninë në NATO. NATO është garanci për shqiptarët, e shpëtimit të jetërave për ne kur ishim të rrezikuar. Është garancë e rendit botëror të paqes, stabilitetit të rajonit dhe të gjithëve”, tha kryeministri.   

Ndryshe, pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës, Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë këtë të fundit.

Haradinaj: Si kryeministër nuk e di a mund ta vizitojë Luginën

“Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di", u përgjigj ai.

Krejt në fund, Haradinaj apeloi mediat që të mbajnë temë aktuale çështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij është ndër çështjet më të rëndësishme për vendin.

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur optimist edhe opozita do ta mbështes Fatmir Limaj për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

"Gjatë këtij viti pune, ne rëndësi i kemi dhënë punëve të shtëpisë, pra të brendshme. Sa i përket dialogut është çështje e ndjeshme dhe ne nuk u ikim përgjegjësisë. Ne e kemi propozu zotin  Limaj që të jetë kryesues i delegacionit dhe besoj se edhe opozita do ta mbështes atë”, tha Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për korrigjimin e kufijve.

Sipas tij është rasti i parë që Qeveria ka shkuar me përkrahje kaq të madhe për Preshevën.

“ Unë nuk kisha avancuar më shumë në këto rrethana. Është eksperiment i rrezikshëm puna e kufijve. Sa herë janë hap temat e kufijve, nuk është ditur kurrë kur do të mbyllen.  Kosova nuk e ka luksin për të folur për këtë, kjo temë nuk dihet kur përfundon dhe kush përfiton nga kjo", tha Haradinaj. 

Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaci se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës.

 Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë atë.

"Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di", tha ai.

 Krejt në fund, Haradinaj apeloi mediat që të mbajnë temë aktuale çështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij është ndër çështjet më të rëndësishme për vendin.

"Disa tema që i kemi shumë me rëndësi tani janë liberalizimi i vizave dhe nuk do ta heqim prej rendi sepse është shumë me rëndësi", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat