Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ekzistonte asnjë zgjidhje për çëshjen e Kosovës pa SHBA-në, Gjermaninë dhe Rusinë.
Vuçiq e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp me senatorin amerikan, Ron Johnson.
I pyetur nga gazetarët që të komentonte kërkesën e Rusisë që Kosova të kthehej në kuadrin e sistemit ligjor të Serbisë dhe për faktin se SHBA-ja dhe Gjermania duan që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiq u përgjigj se “është e rëndësishme që fuqitë e mëdha po nxisin dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve”, transmeton media serbe.
“Çdo marrëveshje është gati e pamundur të arrihet, por nëse arrihet një e tillë, atëhere është e rëndësishme që ajo të mbështetet nga fuqitë e mëdha”, tha ai.