Veseli deklarohet për konkurrimin e Stavilecit si drejtor i KEK-ut

Aktuale

Veseli deklarohet për konkurrimin e Stavilecit si drejtor i KEK-ut

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:27
Blerand Stavileci

Konkursi për drejtor të KEK-ut është mbyllur për herë e tretë, pas dy dështimeve, me arsyetimin se nuk arritën të ishin në testimin final tre persona që plotësojnë kushtet, edhe pse konkurruan dhjetëra.

Kësaj radhe raportohet se ka konkurruar edhe Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, tashmë shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Ky i fundit ka folur të martën për këtë çështje.

Tha se vazhdimisht kanë për qëllim dekriminalizimin dhe largimin e njerëzve joprofesional që nuk i japin asgjë vendit.

Deklaroi se duhet përkrahur njerëzit profesional, kur u pyet nëse do e përkrahë Stavilecin, por tha se nuk do e përkrahë askënd që nuk respekton Ligjin.

“Duhet njerëz që janë më profesionist me i përkrahë dhe mos me u shkel Ligji. Po ju jap fjalën që ata që nuk respektojnë Ligjin nuk kam me i përkrahë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat