Sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës u përkujtua 17 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, të ndodhur në kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm, të gjitha njësitet e FSK-së, partnerët amerikanë, oficerë dhe nënoficerë nderuan me një minutë heshtje viktimat e ngjarjes më tragjike që njeh historia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.