Suedia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Suedia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:30
Behgjet Pacolli, priti sot në takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në takim njohës ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Pacolli ka njoftuar ambasadoren Ahliny për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës. 

Ai gjithashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. 

Ndërsa, diplomatja suedeze ka vlerësuar progresin në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të vendit të saj për shtetin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat