Haziri: Ekziston një rezolutë për Kosovën Lindore, kurrë s’u ndërmor diçka për të

Aktuale

Haziri: Ekziston një rezolutë për Kosovën Lindore, kurrë s’u ndërmor diçka për të

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka përmendur një rezolutë të Kuvendit të vitit 2013 për çështjen e Kosovës Lindore, por thotë se përveç asaj rezolute, nga 2013-ta deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim institucional për ta ndihmuar atë pjesë.

“Ka qenë dokumenti i parë të cilin Kuvendi jonë e ka miratuar por fatkeqësia është që prej qershorit 2013 asnjë veprim institucional në përputhje me këtë Rezolutë nuk ka ndërmarrë as presidenti, as kryetari i Kuvendit e as qeveritë e Kosovës”, ka thënë Haziri.

“Aty e kemi përmbledhur bazën ligjore dhe politike bazuar në referendumin e mbajtur atje, kemi përmbledh reciprocitetin si parim në negociata nëse duhet në bisedimet e Brukselit dhe të drejtat e tyre civile në Kosovë”, shpjegoi ai.

Haziri theksoi se institucionet dhe qeveria e Kosovës mund të mblidhet menjëherë dhe të fillojë të marrë vendime e t’i zbatojë të drejtat e tyre.

Haziri ka thënë se si LDK ende nuk e kanë parë rezolutën e propozuar nga liderët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për çështjen e bashkimit me Kosovën.

“Ne e mbështesim prej fillimit vullnetin politik të shqiptarëve atje për referendum. Kosova është e ndarë, e përçarë tani. Kosova është e ndarë politikisht dhe në Kuvend po punohet me dy seanca. Shpresoj të harron këto ditë të zeza për Kosovën, pasi pa unitet nuk mund të arrihet asgjë. Kjo do të shfrytëzohej nga Qeveria e Serbisë në dialog pastaj”, ka thënë Haziri.

“Unë e kam kauzë politike bashkimin e asaj pjese me Kosovën. Ne nuk kemi konsensus aktualisht, qëndrimi i kryeministrit është në kundërshtim me atë të presidentit Thaçi. Edhe Fatmir Limaj ka qëndrim ndryshe prej tij. Ekipi negociator ende nuk po merr mbështetje. Për LDK’në, ende nuk ka qartësi për formatin e bisedimeve, po veprohet në mjegullë totale”, ka deklaruar tutje Haziri.

“LDK do ta përballonte me sukses një proces të shpejtë zgjedhor që do të mund të mbahej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat