Limaj opozitës: Presidentin nuk mundemi me mbytë

Aktuale

Limaj opozitës: Presidentin nuk mundemi me mbytë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:31
Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë për ekipin negociator të cilin pritet ta udhëheq ai, nëse ky ekip arrin të miratohet në Kuvend.

Limaj në ‘Debat +’ ka thënë se ky ekip duhet të jetë një pikë bashkimi edhe për opozitën, dhe duhet ta shfrytëzojnë si mundësi për të marrë pjesë në dialog.

Por i pyetur se kush do jetë ‘shef’ i këtyre bisedimeve, ekipi negociator ose presidenti i vendit Hashim Thaçi, Limaj ka thënë se ata nuk mund ta largojnë presidentin ngaqë ai prezanton vendin dhe shtetin e Kosovës.

Madje ai është shprehur me fjalët se presidentin nuk munden me mbytë.

“Presidentin nuk munum me mbytë na, sdi pse merren me presidentin, delegacioni mund të bëhet nga Kuvendi, ejani pse spo e bëjmë, po nësë presidenti don me ardh me neve le të vjen, nuk na pengon, ne do jemi aty, dhe ne i japim llogari qeverisë”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat