Ipeshkvia e Kosovës i bashkohet aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”

Aktuale

Ipeshkvia e Kosovës i bashkohet aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 06:38
Ipeshkvia e Kosovës

Ipeshkvia e Kosovës i është bashkuar aksionit të madh “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili nis nga 15 shtatori, ndërsa zgjat deri më 15 dhjetor 2018, njofton kumtesa.
Kjo është arritur falë bashkëpunimit të Let’s Do It Kosova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Ipeshkvinë e Kosovës.

Imzot Dodë Gjergji ka shprehur gatishmërinë e Ipeshkëvisë së Kosovës për t’ju bashkuar aksionit të madh “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Ai bërë të ditur se të gjithë famulltarët do të bëjnë thirrje në Kisha që besimtarët katolikë të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e Kosovës më 15 shtator.

Po ashtu, u tha se Ipeshkvia do të angazhohet që vazhdimisht të bëhet thirrje për pjesëmarrje në aksionet e pastrimit që organizohen në kuadër të fushatës tre mujore “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në një takim ku u diskutuan edhe mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmën e që u mbajt sot, morën pjesë Imzot Dodë Gjergji, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, u.d i ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Arbër Geci, si dhe një pjesë e ekipit të Let’s Do It Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat