“Luto, gabim je që sulmon LDK-në, sidomos Zemajn”

Aktuale

“Luto, gabim je që sulmon LDK-në, sidomos Zemajn”

Nga: A.Zh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:37
Armend Zemaj, Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Publicisti dhe opionisti Xhevat Rexhaj, ka komentuar përplasjen mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjegjësisht, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe deputetes Vjosa Osmani.

Haziri, dje e quajti Osmanin nuse të Preshevës, duke thënë se ajo “po shet mend te kulla e Isa Boletinit, duke e harruar vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”. Ai ka kritikuar edhe deputetin Armend Zemaj dhe Haxhi Avdylin.

E deputetja Osmani, në përgjigjen e saj, ka thënë se para se të jetë nuse Preshevës, është bijë e Mitrovicës.

Ndërsa sipas Rexhajt, Haziri e ka nisur “luftën” për të dëmtuar LDK-në.

Ai ka thënë se Haziri gabon kur sulmon LDK-në, sidomos Armend Zemajn.

Sipas publicistit, Hazirit  i është thyer passwordi, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Lutfi Haziri e nisi luftën për me e dëmtue LDK-në, ani me përmendore ......Luto gabim je që sulmon Armend Zemajn bile! 

Euuuu Lut euuuuu, pse mu tash?

Une po mendoj se mos ju ka thye password, pernjime e kam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat