Agim Veliut nuk i pëlqen përplasja e Vjosa Osmanit me Lutfi Hazirin

Aktuale

Agim Veliut nuk i pëlqen përplasja e Vjosa Osmanit me Lutfi Hazirin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:40
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në një prononcim tha se polemikat mes deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri nuk po i pëlqejnë.

Ai tha se të dy anëtarët e LDK-së mund t’i zgjidhin problemet e tyre ndryshe dhe jo përmes rrjeteve sociale.

“Mua nuk po më pëlqejnë ato polemika që po i bëjnë ata përmes rrjeteve sociale. Ata e kanë mundësinë të dytë si funksione të cilat i kanë në parti me u ulë edhe me e sqaru çdo gjë që kanë. Nuk e besoj që kanë ndonjë problem të madh, por personalisht nuk po më pëlqejnë këso lloj polemikash”, ka thënë Veliu, per Kallxo.

Diskutimet mes tyre për Agim Veliun janë imtësi dhe se nuk planifikojnë të thërrasin mbledhje në mënyrë që të sqarojnë problemet mes këtyre dy politikanëve.

“Sigurisht se nuk ndikojnë mirë, nuk mund të them që janë negative por edhe mirë nuk janë sepse janë gjëra që mund të sqarohen, janë imtësira. Na thërrasim mbledhje me diskutu çështje që janë me interes për Kosovën me interes për funksionimin, nuk thërrasim mbledhje enkas për këto çështje”, përfundoi ai.

Mediat raportuan mbrëmë për polemikat e deputetes Vjosa Osmani me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri rreth çështjes së shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat