Ish-mjeku i UÇK-së, “godet” Thaçin, Hazirin, Dacin dhe Qosen

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, “godet” Thaçin, Hazirin, Dacin dhe Qosen

Nga: N. Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:17
Thaçi, Haziri, Daci dhe Qosja

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi duke treguar për librin Don Kishoti, ka përmendur disa personazhe që sipas tij, janë duke punuar në betejat kundër mullinjve të erës siç janë presidenti Thaçi. Lutfi Haziri, Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci.

“Ka kaluar kohë e gjatë që kur kam lexuar librin Don Kishoti të Miguel Servantes. Mbaj mend vetëm këto personazhe: Don Kishoti, Sanço Panço, Hashim Thaçi, Lutfi Haziri, Rexhep Qosja... Më duket sikur në betejat kundër mullinjve të erës me ta ishte edhe Nexhat Daci. Pastaj më kujtohet edhe epitafi pas renies heroike të secilit nga këta luftëtarë të mëdhenj të çështjes patriotike, të cilët donin ta ndërroin botën përmes iluzioneve dhe halucionacioneve të tyre. Gjithnjë më bëhet sikur psikiatria në kohën e Servantesit nuk ishte e zhvilluar sa duhet që t’u dilte në ndihmë këtyre njerëzve për të mos rënë viktimë e mendjelehtësisë dhe kokëbungësisë s? tyre”, shkruan Loshi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat