Kusari-Lila: Jo ndryshim kufijsh, shqiptarët e Luginës t’i kenë të drejtat që i gëzojnë serbët e Kosovës

Aktuale

Kusari-Lila: Jo ndryshim kufijsh, shqiptarët e Luginës t’i kenë të drejtat që i gëzojnë serbët e Kosovës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 23:50
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i subjektit të saj politik është që Kuvendi i Kosovës sa më parë të miratojë një rezolutë, e cila do t’i përfshinte shtyllat e dialogut për fazën finale me Serbinë.

Ajo ka theksuar se një ndër pikat e kësaj rezolute duhet të jetë reciprociteti i të drejtave si bazë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që garantohet për pakicën serbe në Republikën e Kosovës, të garantohet edhe për pakicën shqiptare në Republikën e Serbisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se Alternativa do të insistojë që të arrihet konsensusi kombëtar ndërmjet pozitës dhe opozitës për tri çështje: për mosndryshim të kufijve të Kosovës, për përcaktimin e objektivave të qarta në platformën e bisedimeve në Bruksel, dhe për mandatimin e ekipit negociues në Bruksel.

Kusari-Lila ka thënë se të tri këto çështje duhet të ngrihen përmbi politikën ditore dhe përmbi pozicionet aktuale të partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat