Kush e bllokoi punën e UÇK-së dhe me kënd kishte probleme? Haliti dhe Syla nuk e lejonin Lladrovcin të futej në Kosovë...

Aktuale

Kush e bllokoi punën e UÇK-së dhe me kënd kishte probleme? Haliti dhe Syla nuk e lejonin Lladrovcin të futej në Kosovë...

Nga: P.R Më: 13 shtator 2018 Në ora: 09:11
Lladrovci, Syla dhe Haliti

Në njërën nga televizionet shqiptare, ditë më parë është shfaqur dokumentari “Kush nuk e donte në Shqipëri UÇK-në ...?!”, i gazetarit Marin Mema.

Por, ky dokumentar ka ngjallë reagime. Publicisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se në këtë dokumentar Marin Memaj nuk i ka përfëshirë njerëzit kryesor.

“Si ka qene e mundur te flitet aq shumë per Ademin, e mos të pyetet asgjë Rifat Jashari apo Murat Jashari i cili ishte në ushtrime në Shqipër me grupet që flitet këtu!?  Për t'i pajtuar dhe kontrolluar këto grupe Qeveria e Fatos Nanos dhe SHIK- u (SHISH) u kujdes fort duke vënë në kyre të PLK-së shkodranin Bedri Islamin. 
Ata që dekonspiruan duhet kerkuar te LPK e cila mbijetoi në këtë mënyrë, sepse Rugova i kishte prishur balancat dhe kishte anuar djathtas ditën kur nuk u përkul para statujes se Enver XOXE ne Tirane. Marin Memaj e ka me borxh ta përmirësoj këtë dokumentar, sepse fund e krye eshte i porositur”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

NJË DOKUMENTAR JO I DENJË PËR MARIN MEMAJ...

Sipas librit të Muhamet Kelmendit (ish sekretar i LPK-së jash vendit) 

PSE NUK U NDËRTUA FRONTI PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS ?

Image
Sefedin Krasniqi

...Mirëpo, dobësimi i radhëve brenda vendit, megjithë kundërshtimin e tyre, pas janar-shkurtit 1997, kur UÇK-ja mbeti pa organ te vetin udhëheqës, përveç Kryesisë që e udhëhiqte atë, përsëri morëm ne shqyrtim kërkesën e Fehmi Ladrovcit. Ne maj te vitit 1997, edhe pse përsëri dy ishin kundër (Azem Syla dhe Xhavit Haliti), u vendos dërgimi i tyre ne Kosovë. Për realizimin e këtij vendimi u caktua Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Azem Syla. E bëmë këtë me qëllim që këta te mos i nxirrnin vështirësi grupit te Fehmi Ladrovcit gjatë rrugës dhe ne vendlindje, sepse nëse nuk veprohej kështu kishte rrezik që te precipitonte deri te konfliktet e brendshme, ne kuadër te UÇK-së.

Përkundër tërë kësaj ngjarjeje, vendimi nuk u realizua, për shkak te vrasjes nga forcat serbe te Luan Harajdinajt duke kaluar kufirin me shokë. Por, e përbashkët është se, përkundër dobësimit te radhëve te ushtrisë, me bllokimin e vullnetarëve e kuadrove, u veprua edhe kundër kërkesave te shokëve te tjerë te Kryesisë a te KP te Degës j.v. te cilët e shprehën gatishmërinë për te shkuar brenda vendit.

Çdo kërkesë që bëhej ne Kryesi nga dy anëtarë te sektorit (Xhavit Haliti dhe Azem Syles), u refùzua kategorish, ne emër te UÇK-së, e, gjoja se nuk kishin nevojë, ndërsa dërgonin persona te tjerë, anëtarë që i kishin nën kontrollin e tyre. Këtë e refuzonte Ali Ahmeti, duke treguar se ato nuk ishin vendime te UÇK-së (Ditari i MK). Ne këtë kohë nga këta dy anëtarë te sektorit, paraqitet kërkesa për gjetjen e ndërlidhësve midis Kryesisë se Degës dhe UÇK-së. Nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla u paraqitën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si kuadro te vyeshëm e te sakrificës për detyrën e tille. Ne nuk i njihnim, por me propozim te sektorit Kryesia i pranoi dhe ata nga sektori u dërguan si ndërlidhës nga Cyrihu i Zvicrës, ku ishin vendosur brenda vendit.

Kjo, natyrisht, ishte e drejtë, por e keqja është se kështu nga këta paraqiteshin dy kute krejtësisht te kundërta: ai i refuzimit te shokëve që nuk i kishin nën kontroll Xhavit Haliti e Azem Syla, si dhe te pranimit nga ata te dy për te dërguar te tjerë brenda vendit, kuptohet sipas raporteve që kishin ata. Puna e tille e sektorit, me mire te themi e krijuar kështu, nuk kishte asnjë diskutim që bëhej me qëllim moslejimin e ndërtimit te radhëve te UÇK-së me fora profesionale, me fora që ishin për ndërtimin e sistemit çlirimtar, përveç se me ato fora te cilat drejtoheshin prej tyre edhe ishin kundër atij sistemi. Ne këtë kohë këta ende nuk dilnin kundër sistemit a shokëve. Mirëpo, ne emër te saj vepronin kundër, me qëllim për mos ndërtimin e UÇK-së dhe Frontit Çlirimtar te Kosovës. Për këtë, ne emër te luftës, forcuan dv ish ndërlidhësit, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ne emër te radhëve brenda vendit, duke kundërshtuar dërgimin e shokëve që nuk i konsideronin shokë apo mobilizimin e kuadrit te aftë ushtarak, ne llogari te kuadrit te paaftë e karrierist.

Ky bllokim e pengoi punën e UÇK-së...
*
*
Pra, UÇK kishte problem me vetë LPK-në (Vetëveten) e cila ishte e ndarë në shumë grupe, por ato që dominonin ishte Dega e LPK-së e Gjermanisë që nuk e duronte Degën e LPK-së së Zvicrës dhe anasjelltas. Si mund të spjegohet ky pohim i Muhamet Kelemndit se LPK e Zvicrës (Xhaviti dhe Azemi) nuk e lejonin të futej në Kosovë Fehmi LLadrovcit dhe pasi ky me grupin e tij deshën të futen pa lejen e tyre, bashkë me Laun Haradinajn dhe të tjerë, Luani u vra në kufi nga forcat Serbe. Në këtë dokumentar Marin Memaj nuk i ka përfëshi njerëzit kryesor. Si ka qene e mundur te flitet aq shumë per Ademin, e mos të pyetet asgjë Rifat Jashari apo Murat Jashari i cili ishte në ushtrime në Shqipër me grupet që flitet këtu!? 

Për t'i pajtuar dhe kontrolluar këto grupe Qeveria e Fatos Nanos dhe SHIK- u (SHISH) u kujdes fort duke vënë në kyre të PLK-së shkodranin Bedri Islamin. 
Ata që dekonspiruan duhet kerkuar te LPK e cila mbijetoi në këtë mënyrë, sepse Rugova i kishte prishur balancat dhe kishte anuar djathtas ditën kur nuk u përkul para statujes se Enver XOXE ne Tirane.

Marin Memaj e ka me borxh ta përmirësoj këtë dokumentar, sepse fund e krye eshte i porositur. 
SK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat