Fajon për vizat: Urime Kosovë për marrjen e dritës jeshile

Aktuale

Fajon për vizat: Urime Kosovë për marrjen e dritës jeshile

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:11
Tanja Fajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

“Urime për marrjen e dritës jeshile, me shumicë të votave për negociatat në Këshillin e Evropës. Beteja vazhdon me qeveritë e BE-së, nuk do të ndalemi derisa të realizohet”, ka shkruar Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat