Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër zonës Shengen

Aktuale

Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër zonës Shengen

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:14
Parlamentit Evropian

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi ka mirëkpritur vendimin e Parlamentit Evropian për votimin PRO liberalizimit të vizave.

Thaçi ka theksuar se brenda një periudhe ufhe të shkurtër do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë do lëvizin lirshëm.

Presidenti Thaçi gjithashtu ka shtuar se tani qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë me qytetarëet e Bashkimi Evorpian

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Me më shumë se 2/3 e votave të eurodeputetëve, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ky është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, së shpejti do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Si President i Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, i falënderoj eurodeputetët për këtë vendim të drejtë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat