Deklaratë e Qeverisë në lidhje me votimin për liberalizim të vizave në Parlamentin Evropian

Aktuale

Deklaratë e Qeverisë në lidhje me votimin për liberalizim të vizave në Parlamentin Evropian

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:49
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës përshëndet votimin e rekomandimit për heqje të vizave në Parlamentin Evropian dhe konsideron se kjo është edhe një shprehje e mirënjohjes për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj për punë dhe angazhimin për të qen pjesë e integrimeve evropiane.

Votimi i rekomandimit për heqjen e vizave është dëshmi edhe e punës dhe angazhimit të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret dhe obligimet që kanë dalë nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

Qeveria e Kosovës pret që edhe Këshilli i Ministrave të BE-së, në kohën sa më të shkurtër të konfirmojë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“ Ashtu siç ka qenë e përkushtuar deri sot, Qeveria e Kosovës do të jetë në dispozicion të ofrimit të argumenteve dhe garancive në procesin e miratimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Kosova është e bindur në rrugën e saj për të qenë pjesë e integrimit në strukturat euroatlantike dhe shprehim me vendosmëri përcaktimin tonë të palëkundur për të ardhmen tonë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat