Soltes: Këshilli i Evropës të ndjekë shembullin e Parlamentit

Aktuale

Soltes: Këshilli i Evropës të ndjekë shembullin e Parlamentit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:13
Igor Soltes

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka uruar Kosovën pas vendimit në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në “Twitter”, Soltes ka thënë se shpreson që edhe Këshilli i Evropës do të ndjekë shembullin e njëjtë.

“Urime qytetarëve të Kosovë. Tani jemi një hap më afër liberalizimit të vizave. Shpresoj që edhe Këshilli i Evropës do të ndjekë shembullin e njëjtë, qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e njëjta”, ka shkruar Soltes në Twitter. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat