Politika shqiptare përshëndet vendimin e PE

Aktuale

Politika shqiptare përshëndet vendimin e PE

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:16
Parlamenti Evropian

Edi Rama e ka konsideruar si një hap që duhet përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Shyqyr që Parlamenti Evropian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Evropa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!” shprehet kryeministri.

Po ashtu, kryeministri Rama thekson se “Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”.

Basha: Votimi i PE për lëvizjen pa viza, mbështetje e qartë për Kosovën

“Përshëndes votimin e Parlamentit Evropian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE”, deklaron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha .

Po ashtu, Basha shton se “ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat