Veseli fton opozitën të votojë ligjet me interes për partneritetin me BE, seanca shtyhet për nesër

Aktuale

Veseli fton opozitën të votojë ligjet me interes për partneritetin me BE, seanca shtyhet për nesër

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:44
Kryeparlamentari Kadri Veseli,

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin e Parlamentit Evropian pro rekomandimit për heqjen e vizave, derisa ka njoftuar se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet nesër në ora 11:00.

Veseli gjatë fjalës së tij hyrëse në seancë sot ka thënë po ashtu që Parlamenti i Kosovës ka ende shumë punë për të bërë për të mbajtur partneritetin me Bashkimin Evropain, ndër to edhe miratimin e disa projektligjeve.

Për çka ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë me pozitën.

“Të nderuar kolegë deputetë tani ne na mbesin detyrat tona në përmbushjen e ligjeve janë vetëm  në këtë rend dite sot që e kemi janë disa projektligje dhe ratifikime që ndërlidhen drejtpërdrejtë me partneritetin e Bashkimit Evropian me Kosovën, janë edhe disa ndihma dhjetëra milionëshe që BE-ja, jep për qytetarët tanë pa dallim pozitë dhe opozite, ftojë edhe kolegët nga opozita që të jenë bashkë me n e që të marrin vendime në interesat e qytetareve”, ka thënë Veseli.

Seanca vazhdon nesër nga ora 11:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat