Berisha tregon e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Aktuale

Berisha tregon e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:20
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet pro një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por jo shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Berisha tha se rajoni i Ballkanit ka shumë minoritete, megjithatë këto nuk janë problem.

Sipas Berishës, problemi i vërtetë janë mazhorancat në këtë rajon, dhe jo minoritetet.

Sali Berisha: Nuk jam kundër një marrëveshje. Kam mbështetur, mbështes dhe do mbështes një marrëveshje. E konsideroj shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial mes dy vendeve.

Blendi Fevziu: Nëse dy vendet vendosin të shkëmvbejnë territore, ku qëndron e keqja?

Sali Berisha: Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqëndrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat