Berisha: Projektligjet parashohin kompetenca të reja për FSK’në

Aktuale

Berisha: Projektligjet parashohin kompetenca të reja për FSK’në

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:28
Rrustem Berisha

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, e ka quajtur lajm të mirë miratimin e pakos së projektligjeve nga ana e Qeverisë, që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK’së.

Në një intervistë ka thënë se me miratimin e këtyre projektlihjeve fillon procesi i transformimit të FSK’së deri në krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndryshimet kushtetuese.

Berisha ka bërë me dije se përmes këtyre projektligjeve parashihen kompetenca dhe detyra të reja për FSK’në, por jo edhe ndryshimi i emrit.

Ai ka treguar se do të ketë rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK’së nga 2500 në 5000.

Ministri Berisha ka theksuar se si institucione kanë ndërmarrë fushatë informuese me të gjitha shtetet partnere, ato të Quintit dhe shtetet e NATO’s për lëvizjet në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat