Alarmon Shpend Ahmeti për vizat, tregon kush votoi kundër Kosovës

Aktuale

Alarmon Shpend Ahmeti për vizat, tregon kush votoi kundër Kosovës

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:35
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se konsensusi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka treguar se deputetët e cilave partive kanë votuar kundër Kosovës dje në Parlamentin Evropian, duke theksuar se tendenca mund të jetë që vendimi për Kosovën të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane, kur, sipas tij, “BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë”.

Ai ka kërkuar nga ministritë dhe partitë politike në Kosovë, që të kontaktojnë urgjentisht qeveritë aleate për të kërkuar mbështetje, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Një analizë e votimit të djeshëm të Parlamentin evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën tregon se konsensusi në Këshillin e Ministrave të BE-së do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.

1. Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër.

2. Deputetët e partive të djathta (ekstreme) të cilat udhëheqin me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës kanë votuar kundër.

3.Duke e marrë parasysh kontekstin e zgjedhjeve evropiane të majit 2019 dhe faktin se kemi telashe me 6 nga 10 shtetet më të mëdha të BE-së, tendenca mund të jetë që vendimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane, kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime.

Partitë në Kosovë duhet të kontaktojnë urgjentisht partitë simotra në Rrjetet e tyre për të kërkuar mbështetje. Me Socialdemokratët evropianë nuk do të jetë fare problem por ne do t’i kontaktojmë për çdo rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat