Zeka – Veselit: Nuk hamë krune të Novi Sadit, Agjencioni Antikorrupsion shantazhon njerëzit

Aktuale

Zeka – Veselit: Nuk hamë krune të Novi Sadit, Agjencioni Antikorrupsion shantazhon njerëzit

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:30
Milaim Zeka, Kadri Veseli

Ka qenë publikimi i pasurisë së deputetëve të Kosovës dhe zyrtarëve të shtetit në faqen e Agjencionit Antikorrupsion që ka nxitur debat në mes të deputetit të Nismës, Milaim Zeka, dhe kryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli gjatë seancës së stome plenare.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në emër të Qeverisë,  ka ftuar deputetët që të votojnë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, pas kësaj ka kërkuar fjalën dhe ka kundërshtuar votimin me arsyetimin se nuk e ka të qartë nëse me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të shpërbëhet Agjencioni Kundër Korrupsion apo jo, dhe këtë ai e ka ndërlidhur me deklarimin e  pasurisë, që sipas Zekës po shkel të drejtat e njeriut me rastin e publikimit të parave në llogari bankare të deputetëve dhe zytarëve si dhe grave të tyre.

Zeka për më tepër ka thënë se agjencionet, si ai antikorrupsion, ekzistojnë vetëm për të shantazhuar njerëzit.

Zeka: Agjencionet vetëm për të shantazhuar njerëzit

“Kryetar desha veç një sqarim prej ministrit ose ndoshta dikush prej deputetëve  mundet me ma shpjegu një diçka. Unë mendoj që sado ligje që bëjmë, përderisa Agjencioni Antikorrupsion neve, na jep të dhënat personale deputetëve, e ministrave e çdo fytyre publike, na i publikon edhe në konto numër sa kemi pare, a nuk është kjo shkelje e të drejtave te njeriut të çdo personi apo rrezikim i jetës?  Kështu që kisha pas dëshirë që ministri me na shpjegu me këtë ligj a shuhet Agjencioni, edhe pse ai Agjencion është veç Agjencion me bë shantazhe se ai kurrfarë funksioni s’ka përveç se me i shantazhu njerëzit me short…a e ke pa Naitit [Hasani] i ka ra tri herë me e kontrrollu pasurinë private, kishe shorti i ka ra qashtu. Po sidoqoftë tash tjetër muhabet me ardh me debate na për ta, po a zhduket ky Agjencion apo në qoftë se ata vazhdojnë me na i publiku ata të dhënat tona personale pse me hy në fuqi ky ligj”, ka thënë Zeka.

Në komentin e tij ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, cili ka kërkuar nga Zeka që të mos etiketojë agjencionet profesionale të cilat punojnë sipas ligjeve në fuqi.

Veseli: Ligjet janë të  qartë dhe deputetët i kanë krijuar

“I nderuar deputet kryetari I Komisionit qenka nga Nisma, diskutojeni me të nën anën tjetër agjencionet profesionale nuk është mirë të etiketohen, për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe punën shumë profesionale. Ligji e rregullon dhe ligji jeni deputetët e Kuvendit, Komisioni e përcakton si”, ka qenë reagimi i Veselit që ka ftuar përfaqësuesit e Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Mbikëqyrjen e Sigurisë, dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që të jap vlerësimin në lidhje me projektligjin.

Në emër të Komisionit Parlamentar ka folur anëtari nga radhët e PDK-së, deputeti  Fatmir Xhelili që pati disa komente në lidhje me paqartësitë e ligjit, megjithatë Xhelili ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka vendosur për kompetencat e agjencioneve përfshirë atë për Antikorrupsion.

Sipas tij, patundshmëritë e zyrtarëve të lartë duhet të jenë të dhëna publike.

Veseli pas fjalës së Xhelilit ka bërë ftesë që të votohet në parim projektligji i propozuar nga Qeveria pasi që në sallë kanë qenë 62 deputetë dhe kjo ka revoltuar Milaim Zekën që ka dashur të vazhdojë diskutimin dhe ka thënë se nuk do te votojë

Veseli ka arsyetuar ftesën e tij për votim me mungesën e kuorumit që po e ka Kuvendi i Kosovës.

Veseli: Që prej 2008-es nuk kemi pas probleme me kuorum si tani 

“Dëgjo, mos voto, po me vjen mirë që është kjo gjendje në Kuvendin e Republikës së Kosovës…ai u ndërpre nga Zeka, urdhëro mere fjalën z. Zeka faleminderit që ma dhe këtë mundësi por zakonisht ne partitë politike kur i bëjmë listat për deputetë kemi problem, pastaj kjo është gjendja. Sekretari i përgjithshëm deri në 2008-en më tha që deri në 2008-en kurrë nuk ka pasur Kuvendi i Kosovës problem me kuorum e tash 89 veta në koalicionin e kaluar kemi qenë dhe shumë vështirë ka qenë me bë 61, nuk është situate tash edhe në koalicionin e kaluar zor ka qenë me i bë 61 edhe kemi vazhduar ka tre a katër seancë, Milaik Zeka replikën pastaj shkojmë në votim”, ka thënë Veseli duke ia dhënë fjalën Zekës.

Ky i tha Veselit se po i mbron agjencionet pa nevojë dhe se të gjithë e dinë se për çfarë arsye janë krijuar afro 35 agjencione shtetërore.

Zeka: Nuk hamë krune të Novi Sadit, krejt e dimë se për çka janë krijuar agjencionet

“E para kryetar nuk më pëlqen metodika jote mos me ia prish kërkujt e me na gju neve kungja, unë pajtoj me fjalët e Fatmir Xhelilit, këto agjencione i keni kirju ju – Kuvendi – i keni ba 34- a 35, ti s’je kon atëherë kryetar kur janë kriju, është e vërtetë na e dimë këtu tanë, na nuk hamë këtu krune të Novi Sadit e dijmë për çka janë bërë shumica e agjencioneve, sidoqoftë procesin e shpjegojë shumë mirë deputeti Fatmir Xhelili, unë jam për atë. Para Gjykatës e para Prokurorisë çdo deputet duhet me qenë i gatshëm me deklaru pasurinë personale edhe ka i ka marrë por jo more me na i publiku ata [agjencionet] sa pare i kemi e jo veç neve por edhe grave tona. Kaq pata s’ke këtu për me mbrojt ti agjencinë”, ka thënë Zeka.

Votimi për këtë projektligj u mbajt pas debatit dhe ai u miratua me 60 vota pro, nga 61 deputetë të pranishëm në sallë. Seanca e sotme do të vazhdojë në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat