Avni Arifi lë qeverinë për t’u bërë ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale

Avni Arifi lë qeverinë për t’u bërë ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:14
Avni Arifi

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të largohet nga kjo pozitë, e edhe nga shteti i Kosovës. Arifi do të emërohet ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Avni Arifi, pritet të emërohet në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli.

Avni Arifin e ka pranuar një gjë të tillë, por ka thënë se s’mund të komentojë më tepër pasi fillimisht duhen bërë disa procedura të cilat ende s’kanë filluar.

Arifi është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat