Kajtazi: Me shtetin udhëheqin injorantët

Aktuale

Kajtazi: Me shtetin udhëheqin injorantët

Nga: N.H Më: 15 shtator 2018 Në ora: 09:16
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se është fyerje e madhe nga shteti që i bëhet popullit për të pastruar ndyrësirat e sejmenëve të shtetit.

Ai thotë se, shteti si aparat i administrimit të jetës shoqërore posedon instrumente që ta parandaloj ndotjen, për këtë populli paguan taksa.

Kajtazi përmes një postimi në Facebook, thotë se ftesa e shtetit për popullin që ta pastrojë ndyrësirat që i bëjnë të pa përgjegjshmit dhe sejmenët e shtetit është dëshmi se me shtetin udhëheqin injorantët.

Ja postimi i plotë:

Sot shteti na ka ftuar ta pastrojmë Kosovën.

Ne vendin ku une jetoje, degraduesit dhe ndotesit me te mdhenje te natyres dhe infrastruktures qe shteti ka ndërtuar, jane firmat qe marrin pune nga shteti. Është fyerje e madhe nga shteti qe i behet popullit per te pastruar ndytesirat e sejmenve te apartqikeve te shtetit!

Shteti si aparat i administrimt te jetes shoqerore posedon instrumente qe ta parandaloj ndotjen, per kete populli paguan taksa. 

Ftesa e shtetit per popullin qe ta pastroj ndytesirat qe i bejne te pa pergjegjshmit dhe sejmenet e shtetit eshte deshmi se me shtetin udheheqin injorantet ose ata qe kane qellime armiqesore ndaj shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat