Haradinaj: Kosovën do ta pastrojmë nga mbeturinat

Aktuale

Haradinaj: Kosovën do ta pastrojmë nga mbeturinat

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:05
Ramush Haradinaj

Aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’, ka vazhduar edhe në zonën industriale në Prishtinë, ku u tha se Kosova do të pastrohet gjatë tre muajve të ardhshëm, por gjithashtu u tha se së shpejti do të nisin edhe ndëshkimet për ata që hedhin mbeturina në vendet publike.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në gjithë Kosovën janë mbi 1500 deponi ilegale por është shprehur i bindur se gjatë këtyre tre muajve do ta pastrojnë Kosovën.

Haradinaj: Do ta pastrojnë Kosovën

“Beson që për tre muaj do ta kryjmë punën, pra do ta pastrojnë Kosovën dhe besoj që për këta tre muaj do ta pastrojmë Kosovën dhe besoj që këta tre muaj do të na shërbejnë që ta kuptojmë që nuk do të gjuajmë më bërllok. ...po pas kohës së paraparë do të fillojmë edhe me politika ndëshkimore, janë përgatitur legjislacioni, rregullat, ju e shihni këtë, është rrezik për shëndetin, është rrezik për çdo gjë, nuk guxojmë të vazhdojmë kështu më”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se deri më datën 1 tetor është aksioni që t’i pastrojnë të gjitha deponit ilegale që kanë identifikuar në Prishtinë.

Ahmeti: Shpejt do të fillojmë edhe me policinë e gjelbër

“Është vështirë që berllogun që e kemi bërë për 20 vite ta pastrojmë për dy javë, megjithatë kur po e shohim që të gjitha institucionet janë të angazhuara, po shpresojmë dhe do të punojmë që mos të ketë as dallime partiake dhe kurrfarë dallim tjera sepse bërllogu është problem për të gjithë neve. Ne shumë shpejt do të punojmë sepse legjislacioni tashmë ekziston që në vend të ngjarjes mund t’i dënojmë ata që gjuajnë bërllog, jo vetëm këta që gjuajnë me kamjona por shumë shpejt do të fillojmë edhe me policinë e gjelbër dhe ndoshta do ta shfrytëzojmë edhe një pjesë të kontingjentit të Policisë  në mënyrë që të japim dënime për këta që e ndotin ambientin“, tha Ahmeti.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se udhëzimi administrativ për ndëshkimet do të jetë gati në javën që vjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat