Ahmeti: Do të përqendrohemi për eliminimin e deponive ilegale

Aktuale

Ahmeti: Do të përqendrohemi për eliminimin e deponive ilegale

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:27
Shpend Ahmeti

Edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është përfshirë masivisht në aksionin e sotëm për pastrimin e ambientit.

Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe shumë politikanë të tjerë.

“Qindra qytetarë vullnetarë, të rinj e të moshuar, nxënës e studentë, ushtarë e policë, politikanë e pjesëtarë të shoqërisë civile, u bashkuan sot për ta pastruar Prishtinën në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën", thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë përveç pastrimit të ambientit, thuhet se do të bëhet përpjekje edhe për eliminimin e deponive ilegale.

“Si Kryeqytet, përveç pastrimit të rrugëve, shesheve dhe parqeve, do të përqendrohemi në pastrimin dhe eliminimin e deponive ilegale”.

“Angazhimi i tillë i përbashkët për të mirën e përgjithshme, për ruajtjen e mjedisit, është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për ta bërë Prishtinën qytet të pastër”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat