Korab Sejdiu publikon fotografinë e ëndrrave! Rugova ishte i guximshëm dhe i palëkundshëm!

Aktuale

Korab Sejdiu publikon fotografinë e ëndrrave! Rugova ishte i guximshëm dhe i palëkundshëm!

Nga: N.Sh Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:19
Dr. Ibrahim Rugova dhe Korab Sejdiu

Deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu ka publikuar një fotografi me presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.

Ai thotë se çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e Rugovës, të cilin e quan të guximshëm dhe të palëkundshëm, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sejdiu tregon se kur ishte bë kjo fotografi dhe për çfarë kishin biseduar.

“Çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e Tij! I guximshëm dhe i palëkundshëm!

Moment nostalgjik! Posa rastisa në këtë foto. Vera e vitit 2000, duke diskutuar me Presidentin aktivitetet e para dhe gjatë luftës në SHBA dhe sfidat që e presin Kosovën e pasluftës”, shkruan Korab Sejdiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat