Mbi 70-mijë qytetarë kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Aktuale

Mbi 70-mijë qytetarë kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:24
?Mbi 70-mijë qytetarë kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi gjatë ditës së sotme ka qëndruar tek liqeni i Badovcit, ku ka bërë thirrje që ambienti përreth liqenit të mbahet o pastër, pasi nga ky liqe furnizohen me ujë një pjesë e madhe e banorëve të Prishtinës.

Matoshi sot veç vizitës tek liqeni, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ka vizituar disa vende ku zhvillohej aksioni i pastrimit, përfshi Gjilanin dhe pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Gjatë vizitës në Gjilan, Mtaoshi së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri kanë vizituar varrezat e qytetit, ku ishte duke u zhvilluar aksioni i pastrimit.

Haziri theksoi se janë mbi dhjetëmijë vullnetarë që sot janë aktivizuar në fshatra dhe në qytetin e Gjilanit, për ta pastruar ambientin, ndërsa tregoi se ka qëllim që Gjilani të jetë një qytet ekologjik.

Po ashtu Haziri tregoi se varrezat e vjetra të qytetit do të konservohen dhe do të gjelbërohen.

Haziri: Kjo varrezë do të konservohet plotësisht

“Pas pastrimit dhe rregullimit të këtyre varrezave do të mbjellim drunj. E veçanta në Gjilan është se kjo varrezë do të konservohet plotësisht, sepse ne do të fillojmë me i ndërtuar varrezat e reja në qytet, tash më me vendim të qeverisë. Në pjesën e poshtme, në varrezat ortodokse, ne do të bashkëpunojmë me komunitetin serb në Gjilan, që edhe ajo pjesë e varrezave bashkërisht me ne të pastrohet. Janë varrezat hebre, varrezat katolike dhe protestante. Kjo është pjesë e pandashme si varreza, dhe ne natyrisht do t’i trajtojmë njëjtë dhe barabarta”, tha Haziri.     

Kurse Matoshi theksois e një prej synimeve në këtë kampanjë të pastrimit të Kosovës, jenë edhe vendet e shenjta, objektet fetare, varrezat, ndërsa premtoi përkrahje për nismën e Hazirit, që Gjilani të jetë një qytet ekologjik.

Matsohi: Jam i lumtur që Gjilani iu ka përgjigj masovikisht këtij aksioni

“Jam i lumtur që Gjilani iu ka përgjigj masovikisht këtij aksioni. Jam i lumtur me politikat e kryetarit Haziri edhe e përgëzoj shumë që Gjilanin ta bëjë një qytet ekologjik, dhe për këtë sot i ofrojmë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mjedisit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Matoshi.

Pas Gjilanit, Matoshi ka vizituar edhe pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati. Nga këtu Matoshi njoftoi se në aksion kanë marr pjesë mbi 70 vullnetarë.  

Matoshi: Janë mbi 70-mijë njerëz që kanë marr pjesë në këtë aksion

“Në qendrën e thirrjeve që i kontaktuam pak me herët, na njoftuan se janë mbi 70-mijë njerëz që kanë marr pjesë në këtë aksion dhe këto janë të dhënat e orës një. Është përtej parashikimeve tona si task-force e pastrimit, është përtej parashikimeve tona si Ministri e Mjedisit, është një vullnet i jashtëzakonshëm, i pa pamë ndonjë herë”, tha Matoshi.

Kurse kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrai ka falënderuar qytetarët që janë angazhuar sot në aksionin e pastrimit, i cili njoftoi se janë mbi njëmijë qytetarë që janë angazhuar në Komunën e Kamenicës.

Ai tha se aktiviteti i pastrimit është organizuar në bashkëpunim me bizneset e kësaj komuna si dhe me të gjitha komunitetet, përfshi edhe komunitetin serb dhe atë rom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat