Korrigjimi i kufijve mund të prek edhe Sanxhakun e banuar me shqiptarë e boshnjakë

Aktuale

Korrigjimi i kufijve mund të prek edhe Sanxhakun e banuar me shqiptarë e boshnjakë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:14
Ilustrim

Nëse preken kufijtë, dikush po paralajmëron se edhe banorët e Sanxhakut do t’i bashkohen Kosovës. Për një lëvizje të tillë po thuhet se janë njoftuar edhe liderët në Prishtinë e Tiranë. Publicisti Ismet Azizi thotë se shqiptarët dhe boshnjakët të vetmin shpëtim e shohin bashkimin me Kosovën.

Shqiptarët dhe boshnjakët që jetojnë në Sanxhak të Serbisë do të kërkojnë bashkim me Kosovën nëse lëvizin kufijtë në kuadër të një marrëveshje eventuale ndërmjet Hashim Thaçit e Aleksander Vuciqit.

Këtë paralajmërim po e jep njohësi dhe publicisti Ismet Azizi, i cili thotë të ketë biseduar me udhëheqësit e Sanxhakut dhe të njëjtën kërkesë ua ka prezantuar liderëve në Prishtinë e Tiranë.

 “Mandej pse jo edhe në Sanxhak ku shumica e popullsisë janë me prejardhje shqiptare dhe e vetmja mundësi e tyre për tu shpreh sepse edhe ata me referendumin e vitit 1991 e kanë shpreh që në rast të shpartallimit të Jugosllavisë ti bashkëngjiten cilës do Republikë i vetmi shpëtim për ta është Bosnja ose Kosova”, tha ai.

Të gjitha këto kërkesa për ndryshim kufijsh po bëhen në kohën kur Presidenti kosovar dhe ai serb po paralajmërojnë marrëveshjen finale përmes korrigjimit të kufijve.

Azizi parashikon se nëse lëvizi kufiri Kosovë-Serbi, lëvizje të tilla do të ketë edhe në Mal të Zi, Maqedoni e  vende tjera.

“Gjithnjë po flasim nëse do të ketë ndryshime të kufijeve në Ballkan athëhere nuk do të ndalen ndryshimet vetëm ne Luginën, por duke u bazuar në atë që  Kosova është minimumi që shiqiparët e kanë fituar në shtetin e dikurshme atëherë mund të themi se ka me pas lëvizje edhe në Plav-Guci”, theksoi ai.

Ismet Azizi që viziton shpesh Sanxhakun thotë se banorët e atjeshëm janë në pozitë të keqe. Nuk kanë të drejta në Serbi. Derisa shpresën e vetme e shohin Kosovën.

Shqiptarët që jetojnë në Sanxhak janë asimiluar dhe shumica prej tyre janë deklaruar si boshnjakë.

Kohëve të fundit janë publikuar edhe video të viteve 1908, ku shihet shqiptarët me plis në këto rajone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat