Albulena Haxhiu thotë se protestat janë të domosdoshme

Aktuale

Albulena Haxhiu thotë se protestat janë të domosdoshme

Nga: D.RR Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:39
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, së bashku me Glauk Konjufcën, kanë marrë pjesë në një tubim me aktivistët e pikës Medrese.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e Facebookut, Haxhiu ka bërë të ditur se në këtë tubim është diskutuar rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Ajo shkruan se rruga e vetme dhe e domosdoshme janë protestat, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Glaukun, Arben Vitia dhe Leonora Shabani Bajraktari, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese.

Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij.

Rruga e vetme dhe e domosdoshme #protestat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat