Abazi: Kosova duhet të pastrohet nga kontaminimi i hajnave politikë

Aktuale

Abazi: Kosova duhet të pastrohet nga kontaminimi i hajnave politikë

Nga: A.Zh Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:53
Haki Abazi

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Ambientit, dje në gjithë vendin tonë u ndërmor aksion për pastrimin nga mbeturinat.

Aksionit iu bashkuan shumë politikanë dhe kryetar komunash.

Por, në një ditë si kjo, analisti Haki Abazi, ka thënë se Kosovës i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni si dhe nga hajnat politikë.

“Në Kosovë duhet pastrim nga bërllogu dhe kontaminimi i hajnave politikë. Pastrim nga krimi dhe korrupsioni”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat