Demaliaj: Ushtarët më të devotshëm shpallen mashtrues nga ish-prokurori Blakaj

Aktuale

Demaliaj: Ushtarët më të devotshëm shpallen mashtrues nga ish-prokurori Blakaj

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:48
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili kohë më parë ishte intervistuar nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, gjatë hetimit për fryrjen e listave të veteranëve, ka thënë se askush s’mund ta njollosë emblemën e UÇK -së në Dukagjin e as në trevat ku jetojnë shqiptarët.

Ai përmes një statusi në Facebook ka reaguar pasi babai i tij Bajram Demaliaj, i vdekur dhe i varrosur me nderime më të larta ushtarake si ish-pjesëtar i UÇK-së, është renditur në listat e veteranëve të rremë, duke thënë se ushtarët më të devotshëm të UÇK-së po shpallen mashtrues nga ish-prokurori Elez Blakaj.

Postimi i plotë në Facebook

(Aktakuza ime)

Të nderuar bashkëluftëtarë të UÇK-së

Ashtu siç ju kam drejtuar vazhdimisht edhe sot po ju them se me nder dhe krenari i kam shërbyer atdheut dhe deri në fund të jetës time do t’i shërbej. E dua me shpirt atdheun tim dhe askush me aktakuza dhe me shantazhe, dhe me sulme e ofendime nuk do të më ndaloj të punoj për vendin tim. Ju kam thënë të nderuar bashkëluftëtar se askush s’mund ta njollosë emblemën e UÇK -së në Dukagjin e as në krejt trevat ku jetojnë shqiptarët.

Ju dua UÇK , pjesë e pandashme e shpirtit tim!

Shikoni me çka sulmohemi vëllezër e motra bashkëluftëtare! Ushtarët më të devotshëm të UÇK-së që për asnjë ditë nuk e lëshuan luftën shpallen mashtrues! Pra janë ushtarët më elitarë të Komandës së Zonës së Dukagjinit!

Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë!!!!!!!!!!!! Por babanë tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurrë hallall mos të qoftë o dezertor!!

Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundërrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë!

Bashkëluftëtarë të UÇK-së mbajeni kokën lart, sepse askush nuk mundet të na thyejë!

Me nder e krenari  I juaji Shkumbin Demaliaj!

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë ndaj ish-12 anëtarëve të komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së Agim Çeku, Nuredin Lishtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj and Xhavit Jashari.

Aktakuza ishte ngritur në gusht nga ish-prokurori Elez Blakaj, i cili u largua  nga kjo detyrë dhe shkoi në SHBA, pasi tha se kishte marrë kërcënime lidhur me hetimin e listave të fryra të veteranëve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat