Vrasja e Luan Haradinajt, ja pse kishin kërkuar Thaçi dhe Veseli përjashtimin e Ali Ahmetit nga Shtabi Qendror

Aktuale

Vrasja e Luan Haradinajt, ja pse kishin kërkuar Thaçi dhe Veseli përjashtimin e Ali Ahmetit nga Shtabi Qendror

Nga: N.H Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:17
Ali Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Sef Krasniqi, ka publikuar një pjesë nga libri i Muhamet Kelmendit.

Nga kjo shkëputje e librit, shkruan se, në atëbotë ishte kërkuar nga Kryesia e KP të LPK-së, dega j.v. të miratojë vendimin e Shtabit Qendror të UÇK-së për përjashtimin e Ali Ahmetit nga Shtabi dhe të Emrush Xhernailit nga organet, sepse këta pa lejen e shtabit dhe në kundërshtim me sektorin, kanë dërguar Fehmi Lladrovcin me shokë në Kosovë, duke krijuar e shkaktuar kështu vrasjen e dëshmorit Luan Haredinaj" (Kërkesa e Sektorit, shënimet nga mbledhja e Kryesisë se LPK-së).

Me tej, thuhet se këtë kërkesë e refuzuan shtabi i UÇK-së në mënyrë kategorike, duke e konsideruar si jo reale, të dëmshme dhe armiqësore.

“Këtë kërkesë e refuzuan në mënyrë kategorike si jo reale, të dëmshme dhe armiqësore. E bëmë këtë, sepse ata kishin vepruar në bazë të vendimit të Kryesisë së KP. Ndërsa, nga të dhënat e dëshmitarëve okularë, që kishin qenë në grup dhe letra e vëllait të Haradinajt, Smajlit (Ramush Haradinit v.j.) delte se kjo akuzë ishte e pavërtetë, sepse, grupi, gjatë kalimit të kufirit kishte rënë në pritë të armikut dhe në luftë e sipër ndodhi dhe rënia e dëshmorit (këtë e dëshmon deklaratën e Fehmi Lladrovci dhënë Kryesisë së KP në qershor 1997)”, shkruan Sef Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, pjesë nga libri i Muhamet Kelmendit.

Këtu mund ta lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

MASHTRIM DHE TRADHTI...

Shkëputur nga libri i Dr. Muhamet Kelmendit

...Kjo letër me kërkesat e Kryesisë iu dërgua Shtabit Qendror te UCK-se. Ndonëse, kishim te dhëna se SHQ ishte jo funksional, apo se nuk ekzistonte fare pas rasteve te janar-shkurtit 1997, ne e pranuam atë organ. Kjo letër iu dha Azem Syles. Aty u caktua edhe afati. Por, nuk erdhi asnjë përgjigje. Në vend të saj, erdhi informimi, nga ai, se UCK-ja ishte rindërtuar, funksiononte mire dhe se asaj i duheshin ndihma (Shënimet nga Kryesia).

Pikërisht kjo, shkonte ndesh me kërkesat e zonave për ndihma financiare dhe me vete informimin se, Shtabi Qendror dhe drejtuesit e tij ishin vetëm Kryesia, pasi UCK-ja nuk kishte udhëheqje, sepse ende nuk ishte organizuar Shtabi Qendror. Për këtë shkak, ne morëm mjetet financiare dhe i ndamë vete, ashtu sikundër u tha. Veç kësaj, vendosem te dërgonim një kuadër politik, organizativ dhe ushtarak ne vend. Por, e gjithë kjo u refuzua. Madje, ne korrik, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sollën kërkesën e SHQ për përjashtimin e Ali Ahmetit nga anëtar i Shtabit.

Në arsyetim thuhej:

"Kërkohet nga Kryesia e KP te LPK-se Dega j.v. te miratoje vendimin e Shtabit Qendror te UCK-se për përjashtimin e Ali Ahmetit nga Shtabi dhe te Emrush Xhernailit nga organet, sepse këta pa lejen e Shtabit dhe ne kundërshtim me sektorin, kane dërguar Fehmi Lladrovcin me shoke ne Kosove, duke krijuar e shkaktuar keshtu vrasjen e dëshmorit Luan Haredinaj" (Kërkesa e Sektorit, shënimet nga mbledhja e Kryesisë se LPK-se).

Këtë kërkesë e refuzuan në mënyrë kategorike si jo reale, të dëmshme dhe armiqësore. E bëmë këtë, sepse ata kishin vepruar në bazë të vendimit të Kryesisë së KP. Ndërsa, nga të dhënat e dëshmitarëve okularë, që kishin qenë në grup dhe letra e vëllait të Haradinajt, Smajlit (Ramush Haradinit v.j.) delte se kjo akuzë ishte e pavërtetë, sepse, grupi, gjatë kalimit të kufirit kishte rënë në pritë të armikut dhe në luftë e sipër ndodhi dhe rënia e dëshmorit (Këtë e dëshmon deklaratën e Fehmi Lladrofcit dhënë Kryesisë së KP në qershor 1997)

Këtë gjendje e patën dëshmuar edhe dëshmitarë tjerë, Ali Ahmeti, Emrush Xhemaili, etj. Nga të gjitha këto vërtetohej se grupi kishte rënë në pritë. 

Mirëpo, edhe pse rasti ishte ndriçuar, u kalua në sulme nga anëtarë të Kryesisë për të larguar vëmendjen nga puna jonë për ndërtimin e UCK-se. Kjo tani ishte qarte. Prandaj insistuam me këmbëngulje ne realizimin e kërkesës sonë. Mirepo shokët e sektorit ikën nga mbledhja dhe për muaj te tere u vendosen ne Tirane. Për këtë shkak u dhamë edhe vërejtje, duke u bere te qarte se nëse nuk vinin ne mbledhje do te nxirreshin nga organizata (Shënime mbi vërejtjen që Kryesia ia shqiptoi Xhavit Halitit e Azem Syles.) Kjo gjë i solli ata ne mbledhje, ku folën kundër grupit te furnizimit me mjete luftarake, te cilet ishin te vendosur ne Tropojë. Kjo ishte vetëm një orvatje dhe asgjë tjetër, sepse nga te dhënat ata vepronin shume mire dhe kishin arritur suksese te mëdha ne detyrat qe kishin marre për te kryer.

Ne mbledhje te Kryesisë se KP u diskutua përsëri gjendja jone. Tashme ishte periudha e nëntor-dhjetorit 1997. Disa muaj ata nuk morën fare pjese ne mbledhje dhe as qe dinte kush ku ishin, përveç qe thuhej ne Tirane. Keshtu qe, ne mbledhjen e 20 dhjetorit 1997, u kalua ne vendime për çështjen qe preokuponte LPK-ne. Ne mbledhje u vendos qe te mos zbatohej asnjë veprim pa u takuar ne nivel me te larte UÇK-ja me LPK-në, ndërsa sektorit iu kufizua aktiviteti. Lidhur me këtë iu shkrua përsëri SHQ edhe një letër. Kau po sjell projektin e letrës, sepse origjinali i saj iu është dërguar anëtareve qe thuhej se i takonin Shtabit Qendror te UCK-Se. Ne projekt thuhej:

"Shtabit Qendror te UCK-se nga
Kryesia e KP te LPK -se D.j.v

Të dashur shokë!

Që nga krijimi i UCK-se raportet midis nesh kane qene shume mira. Zyrtarisht LPK-ja kishte dale ne përkrahje politike, morale, juri dike e diplomatike, si dhe po e financonte atë, ndërsa në realitet marrëdhëniet tona ishin me të afërta, derisa mund themi se i takonim të njëjtit subjekt.

Mirepo, duke a nisur nga situata e krijuar ne viset tona te pushtuara, nga detyrat qe dalin para nesh dhe nga gjendja e krijuar ne fushën ushtarake e politike-organizative, paraqitem kërkesën qe të dy organet tona udhëheqëse takoheshin.

Per këtë takim propozuam:

1. Shqyrtimin e gjendjes aktuale ne vend (asaj politike, organizative edhe ushtarake).
2. Shqyrtimin e raporteve midis LPK-se dhe UÇK-së.
3. Gjetjen e rrugëve për të ndërtuar sistemin çlirimtar të luftës së përgjithshme çlirimtare në Kosovë. Këtu është fjala për perspektiven tonë luftarake.

Takimi ynë për t'i shqyrtuar çështjet e paraqitura a kërkua të realizohet për shkak të gjendjes ne prag shpërthimit të konfrontimeve luftarake dhe luftës sonë çlirimtare.

LPK-ja mendonte se viti 1998 ishte viti i aksioneve të mëdha: viti i një lufte të gjerë çlirimtare; viti prej te cilit do te varej e ardhmja e kësaj pjese kombit, organizimit tonë politiko-ushtarake, etj, duke përcaktuar edhe taktikat dhe strategjinë e luftës sonë.
“Pra, takimi ka vetëm këtë pikësynim. Ai mund të mbahet brenda janarit. 

Vendin dhe kohen mund ta përcaktoni dhe vendosni ju. Përshëndetje revolucionare nga Kryesia e LPK-se Dj.v."
20.121997

(Letra e Kryesisë së KP të LPK-së)

NB: Gjykoni vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat