Nisin sulmet ndaj prokurorit pas listave, Gani Koci i PDK-së: Blakaj një matrapaz që duhet hetuar

Aktuale

Nisin sulmet ndaj prokurorit pas listave, Gani Koci i PDK-së: Blakaj një matrapaz që duhet hetuar

Nga: N.H Më: 16 shtator 2018 Në ora: 22:21
Gani Koci

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonopmik, Gani Koci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas publikimit të listës me emra të veteranëve të cilët Prokuroria Speciale po i cilëson si mashtrues.

Në këtë postim Koci ka bërë thirrje kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që urgjentisht të nisë hetimet dhe ndjekjen penale ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Ja postimi i tij i plotë: 

I famshmi prokuror, Aleksander Lumezi duhet urgientisht të inicoj hetimet dhe ndjekjen penale për ish prokurorin Elez Blakajn. Lista e tij për gjoja veteranë të rrejshëm, është poaq e rrejshme kur në të gjinden luftetarë të orëve të para të luftës së UÇK-së! 
Prokurori Blakaj duhet të dëshmoj për secilin rast veç e veç! 

Nga një shikim i shpejtë në atë listë pashë dhjetra emra veteranësh të vërtetë,që ky prokuror i fyen rëndë kur i vendosë në në listën e tij të manipuluar! 

Sa për faktim po e publikoj vetem një foto të vëllaut dhe kushëririt tim, që ishin pjesë e luftë së orëve të para e që ky matrapaz prokuror pa fije turpi i liston si të rrejshem!

Turp për të kur në emër të spastrimit të listave të veteranëve, fyen, denigron dhe njollosë vetëranet e vërtet dhe me këtë edhe luftën e UÇK-së!

Po të kishim shtet, Elez Blakaj do të duhej të sillej forcërisht në Kosovë që të "mbrojë" akuzat e tij dhe të përgjigjet për manipulm njesoj si manipulatorët e këtyre listave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat